Së shpejti zgjerimi i grykës së Bunës

0

Me iniciativë të Kryetarit të Kuvendit të Ulqinit, Fuad Haxhibetit, sot u mbajt një takim me drejtorin e Drejtorisë së Ujërave të Malit të Zi, të cilit i është kërkuar intervenim lidhur me çështjen e zgjerimit të grykës së lumit Buna, pasi që është grumbulluar një sasi e madhe rëre dhe materialesh tjera, e cila paraqet kërcënim për sigurinë e mjeteve lundruese.

Nga ky problem momentalisht më së shumti preken peshkatarët, por një situatë e tillë mund të sjellë edhe deri tek probleme të tjera të mëdha për objektet në afërsi.

Lajm.me mëson se të martën, më 7 tetor, do të mbahet takimi i radhës në mes të përfaqësuesve të Komunës, Drejtorisë së Ujërave, të Mirave Detare dhe OJQ-ve, rezultat i të cilit pritet të jenë masat konkrete për zgjidhjen e problemit, pra fillimi i zgjerimit të grykës së lumit.

 

buna3