Së shpejti TV ULQINI?!

4

Portali lajm.me mëson se Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka ka filluar përgatitjet për fillimin e punës së televizionit të Ulqinit, i cili do të financohet nga Komuna.

Siç mësojmë, Kryetari ka caktuar afatin e përgatitjes deri në fund të vitit dhe në krye të kësaj detyre është caktuar Ali Salaj.

Tv Ulqini është themeluar disa vite më parë dhe drejtori aktual i kësaj ndërmarrjeje është Belo Çaushi.

Ndërsa vijojnë përgatitjet për hapjen e televizionit, punëtorët e Komunës së Ulqinit kanë 6 rroga të pa paguara, punëtorët e Radio Ulqinit kanë 14 rroga të pa paguara dhe punëtorët e Qendrës për Kulturë kanë 7 rroga të pa paguara.

4 KOMENTET

  1. Ali Salaj eshte vendim i qellumun. Eshte gazetar i mire dhe me eksperijence. Shpresoj se ka me qen ma mire se ku Caushi.

  2. pa cfar televizionit, mezi funksionon nji radio, e lene ma televizioni. mas te flasim per paret qe duhen per televizion, e komuna e zhytun ne borxhe…

  3. Papunsia po ulet ne Ulqin! Koha qe priten rrogat rritet… Kryesorja mu marr me diçka…!

  4. Leni mar burra, cka jeni tuj fol. Cfar Tv Ulqini! Jen punotoret pa rroga tesh 1 vjet.

Comments are closed.