Së shpejti simpozium për Kriporen e Ulqinit

0

Me 12-13 shkurt në Ulqin planifikohet të mbahet njëri nga tre simpoziumet për Kriporen e Ulqinit.
Ky simpozium i titulluar “THE BRIEF”, së bashku me “REPORTING FROM THE FRONT” i cili do të mbahet në Venedik në maj, dhe “THE DEBATE” që do të mbahet në Kotorr në muajin korrik, ka për qëllim të prezantojë propozimet e ndryshme për zhvilimin e qëndrueshëm ekonomik dhe ekologjik të Kripores.

Qëllimi është që propozimet e ekspertëve të diskutohen dhe debatohen në arenën lokale, kombëtare dhe atë ndërkombëtare.
E gjithë kjo është në kuadër të projektit të paraqitjes së propozimeve më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të Kripores në Bienalen e Venedikut për vitin 2016.
Paraqitja e Malit të Zi në këtë bienale është konceptuar që të përmbledh katër grupe të cilët do të paraqesin zhvillimin e qëndrueshëm hapsinor të Kripores.
Tre grupe do të jenë me përvojë ndërkombëtare si ecoLogicStudio nga Londra, LAAC nga Insbruku dhe Lola nga Roterdami, kurse propozimi i katërt do të bëhet nëpërmes konkursit kombëtar në Mal të Zi.
Detyra programore e tyre do të prezantohet në simpoziumin në Ulqin, në të cilin do të marrin pjesë autorët, ekspertët rajonal si dhe ato ndërkombëtar.