Së shpejti nis projekti i autostradës Shqipëri-Mal i Zi-Kroaci

0

Së shpejti do të nisë projektimi i Autostradës së Kaltër, e njohur ndryshe edhe autostrada adriatiko-joniane, që do të lidhë një pjesë të Ballkanit Perëndimor, konkretisht bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Këtë lajm e ka njoftuar kryeministri Rama nëpërmjet faqes së tij në “Facebook”, i cili ka shkruar se nisja e këtij projekti është fryt i Konferencës së Berlinit.

“Fryti i parë i Konferencës së Berlinit. Fillojmë projektimin e autostradës së kaltër që do lidhë bregdetin e Kroacisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, shkruan Rama në “Facebook”.

Shqipëria do të jetë një nga përfitueset kryesore të këtij projekti, për shkak të lehtësimit infrastrukturor për turistët e huaj, shkëmbimet tregtare si dhe do të ndikojë në lidhjen më të fortë të shqiptarëve që ndodhen në Mal të Zi.