Së shpejti në Ulqin organizohet Turneu Ndërkombëtarë i Miqësisë

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti sot drejtorin e QS „Causheviq“ Misho Causheviqin dhe ish-lojtarin e përfaqësueses të Jugosllavisë dhe futbollistin e KF „Sarajevo“ Mirsad Fazlagiqin. Në takim morri pjesë edhe nënkryetari i Komunës i angazhuar për zhvillim të sportit dhe rinisë z. Arian Murati.

Në takim, palët arritën marrëveshtjen për organizimin e Turneut Ndërkombëtarë të Miqësisë me rastin e Ditës së Ulqinit në fillim të muajit Prill të këtij viti.  Ky Projekt do të realizohet në bashkëpunim të Komunës së Ulqinit dhe QS „Causheviq“ ndërsa personalisht i angazhuar në organizimin dhe promovimin të këtijn manifestimi sportiv z. Mirsad Fazllagiq. Në këtë turne pritet pjesmarrje masive e ekipeve nga Mali i Zi dhe shteteve të tjera të rajonit (Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbija) gjë që do të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit në qytetin tonë.