Së shpejti hapja e tenderit për projektin e kanalizimit

0

Sot në Komunën e Ulqinit u mbajt një takim në mes përfaqsuesve të Komunës dhe atyre të kompanisë shtetërore Procon. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve me qëllim fillimin e realizimit të projektit me vlerë 5 milion euro në rrjetin e kanalizimit i cili do të përfshijë zonat e Totoshit, Malit të Bardhë, Braticës dhe Kodrave.

Drejtoresha e Procon Sanja Mugosha, tha për televizionin Teuta se janë krijuar kushtet që prokurimi publik të shpallet në muajin korrik, kurse fillimi i punineve në muajin tetor. Kryetari Cungu nga ana e tij tha se realizimi i këtij investimi  është i një rëndësie të madhe për banorët e këtyre zonave dhe qytetin në përgjithësi, pasi do të do të ndihmojë edhe në tërheqjen e investimeve serioze në të ardhmen.