Së shpejti festivali i 10 i këngës për fëmijë

0

Me 28 mars do të fillojë festivali i 10, tashmë tradicional, i këngës për fëmijë. Në këtë spektakël për talentet më të vegjël, do të konkurojnë pjesmarrës jo vetëm nga Ulqini por edhe nga Kosova e Shqipëria.

Për më të mirët janë parashikuar pesë çmime, për tre vendet e para, tekstin më të mirë, dhe çmimin special “Fiqri Hasanaga”. Në krye të jurisë do të jenë sopranoja e njohur prof. Gjylie Pelingu dhe violinisti prof. Anton Kaftalli.

Kori i fëmijëve do të udhëhiqet nga prof. Gzim Gjeka, kurse programi artistik dhe muzikor nga prof. Islam Axhemi. Do të ketë edhe mysafirë special, dhe ato emra të njohur të skenës muzikore shqiptare si Ardian Gaxha dhe Floriani.

“Do të jetë një natë ku ngjyra e kuqe do buzëqesh në fytyrat e fëmijëve”, deklaroi menaxheri i spektaklit Cani Lazoja.

 

image-e91dbc417d0601981333be7ea1af3ab981076e341838cd441916a121e4e9a907-V