SDP tregoi fytyren e vertet: Ndaloi Flamurin shqiptar

0

Në kohën kur pjesëmarrësit shqiptarë në Ulqin të Partisë Socialdemokrate SDP në ambient festiv organizojnë koktejin e fund vitit, në Parlamentin e malit të Zi  deputetet e të njëjtës parti, Krvokapiq dhe Konjeviq luftojnë ashpër kundër amendamenteve të deputetit shqiptar Nimanbegu i cili heq nga ligji mbi rendin publik pjesën e cila sanksionon personat fizik për mbajtjen e flamurit kombëtar. 

SDP duke festuar në Ulqin.

Deputeti Konjeviq ftoi të gjithë deputetët që mos të votojnë pasi që kjo do ishte e dëmshme për e Malit të Zi sepse kështu do të lejojmë që në secilën komunë të valëviten flamujt e siç thekson Konjeviq “Flamujt të shteteve të huaja”.

I njëjti deputet Konjeviq kundërshtoj ashpër edhe amendamentin e Nimanbegut i cili rrit shumën e mjeteve të kthyera nga tatim mbi të ardhurat në komunën e Ulqinit. Amendamenti i deputetit shqiptar mundësoi që nga kjo taksë të kthehet në komunë nga 12% siç është komunat tjera bregdetare në 20% në komunën Ulqinit e cila është me shumicë shqiptare. Ky amendament u aprovua.

Negjelko Rudviq, deputet i pavarur nga URA

Kundër amendamentit të Nimanbegut që kishte të bëjë me sanksionimin e flamurit kombëtar përpos SDP-së nuk votuan edhe deputeti i pavarur i URA Negjelko Rudoviq dhe deputeti i partisë Liberale, Popoviq.

Sjellje e tille e këtyre subjekteve që proklamohen qytetare që përkrahjen e shqiptarëve e marrin me pretekstin e mbrojtjen e drejtave të pakicave sigurisht do vihen në siklet në zgjedhjet e ardhshme kur do të kërkojnë përkrahjen e Ulqinakëve.