Schwaderer: Kriporja është rast tipik i korrupsionit shtetëror

0

Drejtori ekzekutiv i organizatës ambientaliste Euronatur, Gabriel Schwaderer, ka akuzuar pushtetin e Malit të Zi se nuk ka për qëllim mbrojtjen e Kripores por devastimin e saj.

Sipas Shwaderer, pushteti deri më tani nuk ka arritur as të zgjidhë cështjen e pronësisë së  tokës së Kripores, e jo më cështjet tjera, dhe ka hedhur dyshim mbi gatishmërinë e qeverisë për mbrojtjen e saj.

Këshilli i privatizimit, në krye të cilit ndodhet kryeministri Gjukanoviq, ka kohë  që  refuzon të  vendosë  në  lidhje me pronë sinë  e tokës, kurse OJQ MANS ka ngritur edhe padi për këtë  cështje.