Schröder: Gjermania pro integrimit të Shqipërisë por luftoni korrupsionin

0

Ish-Kancelari gjerman, Gerhard Schröder gjatë vizitës në Tiranë në konferencën “Sfidat ekonomike të migracionit dhe integrimit brenda projektit europian” deklaroi se Shqipëria duhet të vazhdojë reformat për integrimin në BE dhe se vendet kandidate nuk duhet që të demoralizohen nga largimi i Britanisë së Madhe nga Unioni.
Gerhard Schröder u shpreh se Shqipëria është për Gjermaninë është një vend kyç në Ballkan, ndërsa duhet të vazhdoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit me miratimin e Reformës në Drejtësi.
Ish-Kancelari gjerman tha se nga Shqipëria priten rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pasi e ardhmja është e qartë në BE.
“Për Gjermaninë, Shqipëria është një vend kyç në Ballkan. Merkel e ka bërë të qartë se Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.
Prej dy vitesh Flekeshtain është raportues për Shqipërinë në PE, edhe ai është mik i vendit tuaj. Një Shqipëri e qëndrueshme është në interesin e të gjithëve.
Me qëllim që situata politike të mbetet e ç’tensionuar, me qëllim që politika e refugjatëve të gjejë një zgjidhje Europiane.BE i duhet Shqipëria, ashtu sikur Shqipërisë i duhet BE. Duhet të bëni reformat për integrimin në BE, sidomos në ekonomi dhe drejtësi.
Nga Shqipëria priten rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E ardhmja e Shqipërisë është e qartë në BE.
Shqipëria është aktor konstruktiv në rajon, përpjekja me Serbinë për të përmirësuar marrëdhëniet meritë e Ramës dhe Vucic. Vizita në Beograd është konsideruar në Gjermani si gjest i madh i juaji, ashtu sikur edhe për vizitën e kthimit të Vucic në Tiranë’ tha ai. Gerhard Schröder u ndal edhe te dalja e Britanisë nga BE duke e cilësuar si goditje, ndërsa paralajmëroi se nuk do ta kenë aspak të lehtë pas referendumit.
Schröder kërkoi që të mos ketë lëshime ndaj Britanisë për dëshirat e tepërta, pasi mund të ndiqej nga vende të tjera.