Sami Misherri: “Shika detin e shif perendinë”

0

Avokati i njohur Sami Misherri, pas “Likaceni” dhe “Ushejza” , opinionit të Ulqinit po i prezantohet me veprën publicistike “Shika detin e shif perendinë”.

“Të them shkurt, unë kam pasur nevojë të shkruej s` paku nji pjesë të asaj që unë e mbaj në vedi. Atë moment që i kam shkrue “Likaceni” dhe  “Ushejza” ,unë kam përjetu knaqsi ,sikurse jam liru nga diçka që më ka ngarku në shpirt. Shkrimi i këtij libri më ka qetësu shpirtnisht”,- shprehet autori Misherri për televizionin Teuta.

Ai thotë se kur është  fjala tek gjuha, nuk ka ekzistuar asnjë dilemë se kallximet në këtë libër duhet të shkruheshin në të folmen e Ulqinit.