Sabri Salaj: Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi në pluralizëm politik (video)

0

Ndryshimi i sistemit politik në ish- Jugosllavi dhe vendosja e pluralizmit politik në fillim viteve ’90, për shqiptarët në Malin e Zi hapi një kurs të ri politik duke filluar më krijimin e lëvizjës së parë politike të quajtur Lidhja Demokratike në Mal të Zi  e cila  u krijua në kuadër të projektit  dhe platformës së përbashkët të Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Kjo lëvizje kishte si qëllim mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të pakicave autoktone  në Mal të Zi.

Pavarësisht krijimit lëvizja e parë politike ishte një lëvizje patriotike për dallim nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte një lëvizje nacionaliste më një platformë të qartë e ndërtuar mbi parime dhe programe në mbrojtje të kombit shqiptar, e përpiluar nga mendimi akademik, të udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Më kalimin e kohës , mosmarrëveshjet dhe mungesa e dialogut ndërmjet udhëheqësve të LD në MZ çuan në shkëputjen e një fraksioni më një mendim tjetër politik duke krijuar kështu lëvizjen e dytë politike që ishte UDSH.  Krijimi i këtij subjekti të ri politik i jep rrjedh të re skenës politike dhe çeshtjes shqiptare në Mal të Zi.

Rrjedha e ngjarjeve në Ballkan nga shpërbërja e Jugosllavisë si dhe situata politike në Kosovë në vitin ‘97 ndikojë edhe në  Mal të Zi duke bërë ndarjen e skenës politike në dy blloqe, njëra ishte rryma politike  me orientim drejt integrimeve dhe proceseve euroatlantike kurse blloku tjetër më orientim pro serb në mbrojtje të çeshtjes serbe në Ballkan dhe influencës së saj në vendet e ish- Jugosllavisë. Shqiptarët e Malit të Zi  për atë periudhë dhe moment historik u vendosen, në rrugën e integrimeve dhe proceseve euroatlantike. Gjatë kësaj periudhe deri në shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi dhe ndarjes nga Serbia, shqiptarët vazhdojnë krijimin e subjeteve  tjera politike ku disa mbeten në nivele lokale dhe për interesa të ngushta personale dhe  karrieriste.

Në vitin 2005 në skenën politike krijohet subjekti politik Forca e Re Demokratike, më përfaqësim në të gjitha trojet shqiptare në Mal të Zi. Kjo lëvizje politike u krijua më një qasje tjetër për çeshtjen shqiptare në Mal të Zi , dhe si bazë  kishte  zhvillimin ekonomik dhe social.

Pas pavarësisë së Malit të Zi vazhdohet të  shpërndahet  trupi zgjedhor shqiptarë, me qenë se sot numërohen gjithësej mbi 10 organizime politike të cilat përfaqësojnë shqiptarët në Mal të Zi.

Në vitin 2006 më anë të referendumit popullor Mali i Zi pavarësohet nga Serbia dhe shqiptarët e Malit të Zi ishin vendimtarë në pavarësinë e këtij shteti. Direktivat e shtetit të Shqipërisë dhe Kosovës , të cilat si arsyetim kishin pavarësinë e Kosovës dhe çeshtjeve tjera shqiptare më rendësi në Ballkan , ndikuan që në mënyrë gjithëpopullore populli shqiptar në Mal të Zi të votojë pro pavarësisë. Pas pavarësisë së Malit të Zi, skena politike në Mal të Zi orientohet drejt kosolidimit të institucioneve dhe bashkëpunimit më institucionet ndërkombëtare ku si pjesë e tyre janë, miratimi i konventave dhe ligjeve që kanë të bëjë më respektimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Si rezultat i tyre dhe plotësimit të një sërë kriteresh dhe çeshtjesh më rendësi, Mali i Zi synon dhe është drejtë plotësimit të kushteve për antarësimin në

Nato dhe vazhdimin e rrugës për antarësimin në BE. Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi janë deklaruar dhe vazhdojnë përkrahjen pa rezervë të politikave që kanë të bëjnë më integrimet në Nato dhe BE. Ky është edhe një moment tjetër i rendësishëm për shqiptarët në Mali të Zi dhe shqiptarët në përgjithësi.

Duke mos pasur synim për  një analizë të detajuar të këtyre momentëve më rendësi për politikën shqiptare në Mal të Zi, subjektet politike shqiptare në Mal të Zi, lënë shumë për të dëshiruar në aspektin e  organizimit politik dhe shoqëror pas shpërbërjes së Jugosllavisë në Ballkan. Si mungesë e mosnjohjes së sistemeve politike dhe proceseve nëpër të cilën duhet të kalojë Ballkani, subjektet politike shqiptare në Mal të Zi gjithëmonë kanë mbetur në formën e deklaratave dhe folklorit, duke e mbrojtur çeshtjen e shqiptarëve dhe përkrahur proceset në momentet e fundit pa ditë rrjedhen nëpër të cilën duhet të kalojnë këto procese. Kjo ka ardh si rezultat i mos trajtimit adekuat  të çeshtjes së shqiptarëve në Mal të Zi, dhe mungesës së një platforme të përbashkët mbi të cilat është dashur të ngritej mbrojtja dhe avancimi i pakicës autoktone shqiptare në Mal të Zi. Këtu nuk duhet të anashkalohet as  ndërhyrja e politikës  shtetërore  me mekanizmat e vet të cilat në situata të caktuara nuk lejonin zhvillimin e proceseve politike që do të mundësonin  konsolidimin dhe avancimin e  pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi.

Subjektet politike shqiptare në Mal të Zi vazhdojnë të jenë të çorientuara politikisht , pa një platformë të përbashkët, të ndarë në disa parti politike , më një Këshill Kombëtar larg pritshmërisë së popullit shqiptarë që përfaqëson, pa një zgjidhje afat gjate të çeshtjes shqiptare në Mal të Zi, duke  vazhduar përkrahjen  e politikave ditore  afat shkurtra që ndikojnë vetëm në zgjidhjen e problemeve ditore dhe realizimin e interesave të ngushta partiake , personale dhe karrieriste.

Pas antarësimit në Nato, shqiptarët e Malit të Zi duhet të ndryshojnë kursin politik pavarësisht se trendi i gabuar politik nga mungesa e njohjes së proceseve nuk do kalojë pa pasoja të cilat vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.  Rruga e antarësimit drejt BE duhet të jetë rruga e pjekurisë politike, rruga e vetëdijës qytetare , rruga e debatit dhe dialogut tonë të brendshëm,  çdo herë në përputhje më parimet tona kombëtare por më strategji  politike mirë të konsoliduar në mbrojtje të çeshtjes sonë kombëtare si shqiptarë autokton në Malin e Zi. Unifikimi i trupit zgjedhor rreth një platforme të përbashkët duhet të jetë motoja mbi të cilët duhet të ngrihet politikbërja e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi. Implementimi i marrëveshjeve politike duhet të bëhët nëpërmjet mekanizmave institucional dhe qasjes shumëdimenzionale, të debateve dhe dialogut ndërmjet pushtetit lokal dhe qendror për integrimin e plotë të shqiptarëve si popull autokton  si të barabartë nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Ulja në tavolinën e dialogut dhe marrëveshjeve politike më pushtetin qendrore nuk do të thotë se ne duhet të lëshojmë pe nga parimet dhe orientimet tona politike, pasi që  kontaktet dhe bisedat mundësojnë që çdo palë të reflektojë mbi bazë të orientimeve dhe interesave të saja politike. Ne nuk duhet të ndërtojmë politika duke krijuar kundërshtar dhe armiq për dukje a vota, por politika të përafrimit dhe ndërtimit të një të ardhme e cila na ofron ndërmjet veti dhe na bën pjesë e popujve të qytetëruar dhe të emancipuar politikisht.

Krejt në fund dua ta citoj një thënie të të ndjerit tonë akademik Esat Stavilevcit i cili thotë : ,, Të jetosh bashkarisht do të thotë të jetosh në mënyrë të barabartë , sepse vetëm të barabartë mund të jetojmë bashkarisht.‘‘