Sabri Salaj: Koncepti i dorëheqjes është koncept edukativ dhe moral

0

Në mbledhjen e mbajtur për diskutim rreth rebalansit të buxhetit për vitin 2015 , këshilltari i Forcës Sabri Salaj në diskutimin e tij rreth situatës politike në Komunën e Ulqinit dhe rebalansit për vitin 2015, tha se klasa politike duhet të marrë përgjegjesi për veprimet politike në përputhje më marrëveshjen që kanë bërë ndërmjet veti, pasi edhe kanë marrë përsipër për të udhëheq Komunën e Ulqinit.

Këshilltari ka obligim që të miratoj propozim buxhetin që bihet nga ana e ekzekutivit në të cilën caktohen detyrat dhe obligimet mbi të cilat duhet të veprojë, dhe këshilltari në bazë të ligjit për vetëqeverisje lokale kryen detyrën e kontrrolluesit të buxhetit.

Lidhja e kredisë më rebalansin e buxhetit dhe mos diskutimi për secilin pikë më vete dhe votimi për secilin pikë siç e përcakton statuti dhe rregullorja e Kuvendit, është një lloj presioni që ndikon në vendimmarrjen e këshilltarit.

Të përzihesh në punën e vendimarrjes së këshilltarit dhe të bësh presion në të gjitha format, pavarësisht a është në pozitë apo në opozitë, është njëjtë sikur ti përzihesh gjyqtarit në një çeshtje gjyqësore që është duke gjykuar , shprehet Salaj.

Të merresh më politik nuk është punë e lehtë por të marrësh poste drejtuese është përgjegjësi dhe kërkon llogaridhënie , kështu që sa i përket ekzekutivit ka mangësi të mëdha në punën e tyre por përgjegjësia më e madhe i bie Kryetarit i cili është edhe timonieri i këtij ekzekutivi, si dhe tejkalimi i disa kontove të shpenzimeve nga ana e tij dhe ekipit të punës detyron të mbajë përgjegjësi për këto veprime sepse kur merren përgjegjësitë atëherë klasa politike është e pjekur për të dhënë llogari duke forcuar kulturën politike dhe tendencën për të shkuar përpara për ti kapërcyer inatet dhe barrierat të cilat nuk na lejojnë të shohim cakun dhe të gjithë pa dallim në cilën pjesë jemi, sot kemi ardhur këtu dhe kemi pranu të merremi më këtë punë që  të bëjmë diçka sa më të mirë për Ulqinit.

Në fund nuk ka asgja të keqe që dikush më nap edhe dorëheqje sepse koncepti i dorëheqjes është koncept edukativ dhe moral, u shpreh ndër të tjera këshilltari Salaj.