S.Adroviq: Poligrafi në Ulqin

0

Në qytetin e qetë bregdetar, direkt nga Podgorica, mbërritën poligrafi dhe poligrafisti. Në heshtje, pa paralajmërim, si një provë e tmerrshme se edhe në qetësi të tillë mund të kryhen vjedhje dhe vrasje brutale.

Në rastin e parë, të dyshuarit kryesor për vjedhjen e 3,100 eurove nga Organizata Turistike lokale, nuk deshën që në barkun dhe gjoksin e tyre të vendosen detektorë, e as gishti i mesëm në një lloj kapse.

Në të dytin, kontraktuesit dhe vrasësit e dyshuar të mësueses në pension, me sy të ngulitur në murin bosh për tu përqëndruar sa më mirë, lehtë i kaluan pyetjet e poligrafistit. Edhe frymëmarrja, pulsi, shtypja dhe djersitja – të gjitha ishin  nën kontrollin e sistemit nervor qendror.

Poligrafi nuk është provë e vlefshme në proceset gjyqësore, por shërben si një paradigmë e një procesi kërcënues për futjen e frikës, instrument i fuqishëm në duart e inspektorit që tenton të levizë hetimin nga pika e vdekur.

Edhe komplet të pafajshmit, kur u vihen të gjitha ato kabllo, reagimin e panatyrshëm e fitojnë përpara pyetjes së parë e cila si zakonisht është, a do të na thoni të vërtetën.

Poligrafistët thonë se aparati ka një saktësi diagnoze në 97 për qind të rasteve.  Disa shkencëtarë mendojnë se megjithatë nuk është shumë i besueshëm, sepse ata pretendojnë se psikopatët testet e tilla i kalojnë pa problem, pasi si njerëz pa emocione, asgjë nuk u shkakton irritim dhe nervozizëm.

Poligrafi është rreth njëqind vjeç, dhe në vitin 1930 departamenti i parë modern me detektorë u hap në Cikago. Kjo dhuratë e qytetërimit në ish-Jugosllavi mbërriti në vitin 1959. Në Mal të Zi, poligrafi është në duart e Drejtorisë së Policisë e cila e përdor sipas asaj “këtu duhet, këtu vendoset”

Pa e lidhur këtë histori me vrasjen brutale të së ndjeres Stana dhe profilin e mjerë të vrasësit , të cilit jeta me kohë i’a ka amputuar emocionet, nuk mund ta largoj ndjenjën se Ulqini do të dukej shumë më mirë sikur poligrafi të bihej një dekadë më parë.

Atëherë filluan privatizimet tragjike të resurseve të Ulqinit, vjedhjet e paturpshme dhe vrasja e egër e qytetit, e shpirtit dhe traditës së tij. Në dhomën e ngushtë e të vogël, të vendosur në poligraf, njëri pas tjetrit në pyetje do të merreshin ish ministri i turizmit Predrag Neneziq, ish drejtori i Rivierës së Ulqinit Miomir Jakshiq dhe më pas President i Këshillit të Privatizimit, Branko Vujoviq, duke u përgjigjur nëse ata e dinin se kompania ruse e cila bleu Otrantin nuk ka të bëjë fare me turizmin, apo a e dinin se Rokshpedi do ta rrëzonte Galebin, kurse Capital Estate Lidon, dhe nëse ata besonin se edhe dhjetë vjet pas këtyre shitjeve, Ulqini nuk do të ketë as Lido të ri, as Galeb, e as një hotel me pesë yje?

Do të flisnin të vërtetën si Merso i Albert Kamysë apo do të lejonin të mashtroheshin nga intelekti i tyre?

A do të sillte pranimi i sinqertë se si kanë shkatërruar një qytet të tërë deri tek frymarrja e shpejtuar, rritja e pulsit dhe e shtypjes? Kjo brejtje e tmerrshme e ndërgjegjes, apo si e dekodon në mënyre të shkëlqyer Ivo Andriq, kjo torturë e ndërgjegjës së shqetësuar, nuk e kalon dot makinën e gënjeshtrave.

Gëte thoshte se e vërteta është në kundërshtim me natyrën tonë njerzore, për dallim nga gabimi. Më mirë të jetosh ndër re se sa i krrusur në tokë, i vetëdijshëm për gabimet dhe limitet jetësore.

Unë besoj se të tre do ta kishin kaluar poligrafin, sepse ata janë të bindur në vetvehte se në Ulqin kanë bërë një punë mjeshtërore. Do ti’a bënin qejfin intelektit.

Në detektor do të duhej të ishte edhe një nga ish prokurorët e shtetit, dhe të tregonte se a është e vërtetë se toka në Shtoj, që gjatë aferës së zaptimit të pronave e kaloi në emër të një personi të tretë, ja ka lënë trashigimi gjyshja e ndjerë? Do të ishte kuriozitet të shihej se cfarë do të bënte poligrafi kur të dëgjonte fjalët e dëshmitarëve, gati të njëjtë në të gjitha cështjet, kur prona shtetërore brenda natës kalonte në duar private, kurse mbrojtësit juridik të interesave të komunës zakonisht sëmureshin kur në gjygj duhej të mbrohej toka.

Kabllot duhej ti vendoseshin edhe ministrit të bujqësisë Predrag Ivanoviq, që të përgjigjej a e dinte se dikush nga departamenti i tij, për arsye emocionale, ka tymosur duhan nga Kraja, sepse kranjanët kanë duhanin më të mirë në Mal të Zi, ose ruses Olga Orlova, pronares së ndërtesës stërmadhe në qytetin e vjetër, që sinqerisht të na tregojë se si me vite mund të tallet me shtetin dhe institucionet e tij.

Ministrit të turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, Branimir Gvozdenoviq, do ti bëhej pyetje e shkurtë dhe e qartë se a do të lahej në Port Milenë, dhe pse jo, kurse ministrit të kulturës Goranoviq se kur për herë të fundit ka shikuar film në kinematë e Ulqinit .

Nga ish-drejtoresha e Kripores Jelena Aleksiq, mund të merrnim përgjigje të vyer se kush është pronari i eskavatorit që Euronatur dhuroi për mirmbajtjen e habitatit të shpendëve, nga drejtori i  Eurofondit Bojsha Shotra, se nga erdhi papritmas gjithë kjo dashuri me parlamentarët europianë, ambasadorët dhe NP Parqet Kombëtare?

Në detektor mund të hynte edhe kryetari aktual Fatmir Gjeka,të na tregojë se a e din se hallakatja nëpër kalldërm në carshi është e dëmshme për veshkat e qytetarëve dhe turistave, dhe paraardhësin i tij Nazif Cungun, për t’iu përgjigjur pyetjes se a ka në plan të marrë me qira një nga tetë ose dhjetë vendet e parkimit në ndërtesën në Ranë. Në dhomën e vogël do të kishte vend edhe për paraardhësin e tij, Gëzim Hajdinagën, që haptazi të na thotë se a beson ende në premtimin e qeverisë se nën urën e Port Milenës, një ditë, gjatë jetës sonë, të shikojmë jahte luksoze?

Në karrigen e rehatshme duhej të shtrihej edhe biznesmni i  Budvës, Zharko Radulloviq, i cili kohët e fundit në një shfaqje televizive, pothuajse i mbytur në lot,  foli se si dështoi projekti në Valdanos. Poligrafistit do ti duhej ta pyeste se kush dha e kush mori 25 mijë euro në rryshfete për dështimin e projektit.

I pyeturi do të duhej të përgjigjej se pse donte të mashtronte ulqinakët, pasi qiramarrësit e dështuar të gjirit të mrekullueshëm, falimentuan menjëherë pasi Qeveria vendosi ta pezullojë farsën.

Unë dyshoj se poligrafi do mbeste i  paprekur nëse Radulloviq vendos të tregojë haptas se përse e do aq shumë Ulqinin. Dhe çfarë do të ndodhte nëse në pyetjen e parë Radulloviq jep përgjigje negative por poligrafi nuk e regjistron si gënjeshtër?

Niçe thotë se njeriu e do të vërtetën e rehatshme,  por jo atë të dëmshmen.

Poligrafit kjo nuk i intereson, për të gënjeshtra është absolute.