Rusi: Çmontohet përmendorja kushtuar Steve Jobs-it

0

Përmendorja e kushtuar themeluesit të Apple-it çmontohet në qytetin rus të Shën Petersburgut pasi që personi i cili e pasoi në majë të kompanisë, Tim Cook, u ekspozua si person gay.

Monumenti i gjatë rreth 2 metra e gjysmë, me formën e iPhone-it, u vendos jashtë kolegjit të Shën Petersburgut në janar të vitit 2013 nga një grup kompanish ruse të quajtura ZEFS.

Duke cituar nevojën që t’u përmbahen ligjit duke luftuar „propagandën gay“, ZEFS tha në një kumtesë të hënën se përmendorja u zhvendos të premten – ditën pasi që drejtori ekzekutiv i Apple-it Cook u prononcua se ishte homoseksual.

Në Rusi, propaganda gay është e ndalur me ligj,“ tha ZEFS, duke theksuar se përmendorja ishte e vendosur në „vend që është në kontakt të drejtëpërdrejtë me studentë dhe të shkolluar të rinj“.

„Pasi që drejtori ekzekutiv i Apple fton në marrëdhënie anormale, përmendorja u çmontua për shkak të përshtatjes ndaj ligjit federal rus duke mbrojtur fëmijët nga informatat të cilat promovojnë injorim nga vlerat tradicionale familjare.“

Duke promovuar „vlerat tradicionale,“ kryetari Vlladmir Putin vitin e kaluar nënshkroi ligjin i cili ndalon shpërndarjen e „propagandës gay“ në mes të rijnve.

Putin thotë se nuk bëhet fjalë për diskriminim ndaj popullsisë gay në Rusi dhe që ligji ishte i nevojshëm për të mbrojtur rininë, por që anëtarët e popullsisë gay theksojnë se aprovimi i këtij ligj i ka shkaktuar probleme.

Cook tha se ka vendosur që të ekspozojë orientimin e vet seksual me qëllim avancimin e të drejtave njerëzore, duke konfirmuar një fakt që ishte tashmë i njohur në Silicon Valley, por që rrallë diskutohej.

Viraly Milonov, një ligjvënës i cili ka zhvilluar fushatë kundër të drejtave të homoseksualëve dhe që i takonte ligjvlënësve që inicuan ligjin e nënshkruar nga Putin, ka ftuar që drejtorit ekzekutiv të Apple-it ti ndalohet hyrja në Rusi, raportuan mediat ruse.

Maxim Dolgopolov, i cili urdhëroi çmontimin e monumentit, ka shprehur kundërshtim ndaj sanksionimeve personale në kumtesën e tij të hënën, por që përkrah „ruajtjen e vlerave tradicionale“ me ligj.

„Mëkati nuk duhet të bëhet normë. Nuk kanë çka të bëjnë në Rusi ata që kanë ndërmend t’i shkelin ligjet tona“, tha ai.

Ligji „propaganda gay“ gjeneroi rekasione negative në perëndim, sidomos gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore të organizuara nga Putin në pushimoren e Detit të Zi, Sochi.