Ruajtja e trashigimisë kulturore detyrë e të gjithëve

0

Shikuar  në  aspektin ndërtimor  gjëndja  në  kalanë e  Ulqinit   nga dita në ditë  bëhet  më  brengosëse . Nisur nga kjo dhe me qëllim   të  ndaljes  së  hovit  të devastimit  të  mëtutjeshëm  u  organizua  një takim  me strukturat   udheheqëse  komunale.

Nënkryetarja  Zenepa Lika , duke  përshëndetur  të  pranishmit   theksoi se  fillimisht  kemi inicuar  takim  të  këtij lloji  për të vazhduar  më pas  me   të  gjithë  subjektet   dhe palët e   interesuara  të  cilët mund të  japin  ndihmesën e tyre  në  ruajtjen e trashëgimisë  kulturore  që mbetet  e pashlyer   nga dëshmitë  historike  e kulturore  të së kaluarës .

Në  takim   ishte e ftuar dhe Dr. Igballa Shaboviq, arkitekte e cila me vite punon në temën e trashëgimisë arkitekturale në Ulqin e që  për  të pranishmit  bëri  prezantimin  ,,Trashëgimia  e ndërtimtarisë në Ulqin- dje sot nesër”.

Duke e cilësuar  kalanë e Ulqinit  si pasuri  të madhe kulturore për Ulqinin, Malin e Zi  dhe më gjërë   dhe si  aset  të jashtëzakonshëm  të kulturës , Dr. Igballa Shaboviq  nëpermes analizave, fotove ndër shekuj dekada dhe vite solli  pasqyrën e gjendjes  momentale   të  ndërtimeve në këtë  objekt  kulturore  të kategorisë  së parë.

Fatkeqesisht , gjendja  është shqetësuese , andaj  ajo  tërhoqi  vemëndjen  që kjo trashëgimi  ka nevojë  të  mbrohet  nga të gjithë , të shpëtohet dhe të dalë  në dritë , sepse po iku , skthehet  më  e ne nuk duhet  ta lemë  të  vdesë.
Me  interes  u  përcoll  ndërtimi  dhe  gjëndja e  objekteve  e atyre ,që i  jane  përmbajtur rregullave  urbanistik  të   tjerë  ndertues që  këto rregulla   i kanë  shkelur apo ata  , të  tjerët që  kanë ndërtuar  pa  kurrfarë  kriteriumesh

Në  fund  të  pranishmit   u pajtuan   që sa  më  parë  duhet  punuar në hartimin e planeve  për  këtë  zonë, por u  vecua  dhe ajo ,  që organet  përkatese   republikane duhet   të tregojnë  më shumë  përkujdesje  dhe të ndajnë  më shumë   mjete materiale   për kalanë.

Ky takim   është  vetëm nismë , e  takime  të  tjerë  do të mbahen  me një augjencë  më të gjërë  ku do të   diskutohen  jo  vetëm  problemet në kalanë  e  Ulqinit , por  dhe gjendja e  objekteve    të tjerë    të kulturës  në  qytet.
 Ne duhet ti mbrojmë  ata theksuan  diskutuesit.  Duke mos  kursyer dashuri ndaj tyre , ato këtë  dashur na  e  kthejne shumfish.