Rruga Ulqin – Krythë: Tenderi do të përsëritet

0

Tenderi me vlerë prej 9 milionë eurosh për rindërtimin e aksit rrugor Ulqin – Krythë, do të përsëritet, pasi Komisioni shtetëror për kontrollin e prokurimeve ka miratuar ankesën e kompanive konkurente në tender, Bemax dhe Geotehnika plus., shkruan gazeta “Dan”.

Në tenderin e parë fitues u shpall kompania Tehnoput MNE e cila ofroi çmimin më të ulët prej 7,2 milionë euro, por dy kompanitë tjera u ankuan për gjoja parregullsi në procedurën e tenderit.

Me këtë vazhdon papërgjegjësia e institucioneve shtetërore ndaj investimeve në zonat ku jetojnë shqiptarët.