Rruga Guci – Podgoricë do përfundojë vitin e ardhshëm?

0

Pjesa e fundit të autostradës Guci – Podgoricë , nëpër territorin e Shqipërisë do të mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2016 , u tha në takimin e Ministrit të Transportit të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe Ministrit të Transportit  të Malit të Zi Ivan Brajoviq , raporton portali “Vijesti”.

Ministrat gjithashtu diskutuan për promovimin e vijës lundruese të transportit ujor midis Virpazarit dhe Shkodrës.

” Me kënaqësi të ndërsjelltë ministrat deklaruan se bashkëpunimi në fushën e transportit është një shembull i qartë se si lidhjet e mira të transportit ndikojnë në zhvillimin ekonomik , ” thuhet në deklaratën e kabinetit të ministrit Brajoviq .