Rruga e turizmit: Fillon vendosja e ndriçimit në njërën prej rrugëve ansore

0

Në njërën nga rrugët ansore pranë motelit “Otrant”, ka filluar vendosja e ndriçimit, deklaroi për portalin tonë Sekretari për Veprimtari komunale Avdulla Dervishi.

Vlera e punimeve kap shifrat e 13.000 eurove, kurse punimet do ti kryej kompania “Elko” nga Podgorica.

Pritet që së shpejti të fillojnë punimet edhe në sanimin e ndricimit në rrugën “28 dhjetori” në Gjerana.