Rrëzohet shtëpija e ndërtuar pa leje

0

Inspektorët për mbrojtje të hapsirës, dje kanë dhënë urdhër për rrëzimin e shtëpisë së pronares Anisa Spahiq Mal të Bardhë.

Ajo akuzohet për okupim të pronës shtetërore, thyerje të vulës pas vendimit për ndërprerje të ndërtimit, dhe ndërtim pa leje.

Pasi refuzoi të largohej nga vendngjarja, pronarja u thirr në polici, kurse shembja filloi pa praninë e saj.

Ajo nuk e pranoi akuzën për thyerje të vulës pasi, siç thotë ajo, gjatë gjithë kohës ishte në Serbi dhe se nuk kishte dijeni për rastin.