Rrezart Cungu me sukses nis garat në vitin 2016

0

Në turneun ndërkombëtarë Belgrade Open 2016 i cili po mbahet në Beograd të Serbis, tenisti nga Ulqini Rrezart Cungu po tregon formë të shkëlqyer.

Rrezarti deri më tani është plasuar në çejrek finale në kategorinë single, kurse në kategorinë double me bashkëlojtarin nga Kroacia Karlo Divkoviq tash më gjindet në gjysëmfinale. Në gjiron e parë Rrezarti fitoi ndaj lojtarit nga Italia Ricardo Perin 7/5; 5;7; 6/1, kurse në gjiron e dytë e eliminoi bartesin e dytë të turneut Aleksa Petrovic me 7/6; 6/2.

Kundershtari i radhës me të cilin do të takohet në çejrekfinale është Gjuro Opaçiq nga Serbia. Në kategorinë e çifteve (doubles ) Cungu dhe Divkovic do të takohen me çiftin nga Italia Arnaboldi / Perin.

Shpresojmë që ky vit të jetë me plotë suksese për tenistin e klubit Bellevue nga Ulqini

Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin