Rrezart Cungu kampion i turneut ITF Podgorica Open 2015!

0

Pasi dje siguroi fitoren në finalen e double, sot Rrezart Cungu arriti edhe një rezultat më impresionues në turneun ITF Podgorica Open 2015.

Në ndeshjen finale për single, ai arriti të mund lojtarin grek Antonopoulos, me rezultatin 6-3 3-6 7-5, duke u shpallur kështu kampion në të dyja kategoritë.

Ky është një tjetët rezultat domethënës për këtë talent të tenisit, por edhe për sportin e Ulqinit në përgjithësi.