Rrezart Cungu fiton kampionatin në Florida, së shpejti në turneun “ATP 250 Delray Beach Open”.

0

Prej dates 17 deri me 20 nëntor në Delray, në Florida, u mbajt turneu nga USTA (United States Tennis Association, ku morri pjesë tenisti nga Ulqini, RrezartCungu. Në këtë turne morrën pjesë 113 garues ku Rrezarti u shpall fituesi i këtij kampionati.

Në xhiron e parë të këtij turneut mposhti lojtarin nga Miami, Florida, Nicholas Gore me rezultatin 6:1, 6:2. Në xhiron e dytë u takua me Jibril Nettles, ku u shpallfitues me rezultatin 6:3, 6:2. Në xhiron e tretë mposhtilojtarin Viju George, me rezultatin 7:5, 2:0 Ret. Në çerek finale u takua me bartesin e 7 të këtij turneut nga Oyster Bay, NY, Ronald Hohmann, ku Rrezarti fitoi me një rezultat mjaft të bindshëm, 6:1, 6:0, me cka edhe u kualifikua në gjysëmfinale të këtij turneu.

Në gjysëmfinale u takua me lojtarin Kevin Le, ku Rrezarti ishte dominues dhe fitoi me rezultatin 6:0, 6:2. Me këtë fitore, Rrezarti arriti në finale të këtij turneut, ku e priste 25 vjecari dhe bartesi i parë , Alan Kohen nga Argjentina. Pasi që Kohen arriti të fitoj setin e pare, Rrezarti arriti të permbys rezultatin dhe te fitoj ndeshjen me rezultatin 2:6, 6:1, 10:5.

Pasi që fituesi i këtij turneut shpërblehet me Wild Card për kualifikim të turneut “ATP 250 Delray Beach Open” i cili do mbahet me daten 19 deri më 25 shkurt, Rrezarti do jetë pjesmarrës në këtë turne. Ky turne është ndër më të mëdhenjte ne SHBA, me një fond prej $560,000.

Lojtarët më të njohur të cilët janë shpallur fituës të këtij turneut gjate viteve të kaluar janë: Juan Martin del Potro, Kei Nishikori, Kevin Anderson, Marin Cilic, Ernests Gulbis, Jack Sock, Frances Tiafoe etj. Për Rrezartin ky do të jetë turneu më cilësor që ka arritur ndonjëherë tē marrë pjesë, ku do të jetë një eksperiencë e re për atë të garojë me tenistët më të mirë në botë.