Pas përmbytjeve të djeshme, rreziku i radhës është shfaqur në formën e rrëshqitjeve të dheut.
Portali “Vijesti” njofton se në lagjen Krruç, kodra me largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, ka filluar të rrëshqasë duke dëmtuar një numër shtëpishë të pabanuara.
Antari i shtabit të emergjencës Saubih Mehmeti, ka deklaruar se janë evakuuar dhjetra familje, dhe se ekziston rrezik edhe për mjaft shtëpi të tjera që ndodhen në brezin e dytë.
Në pjesët tjera të qytetit uji është tërhequr dhe gjendja po shkon drejt normalizimit, por dëmi i shkaktuar është jashtëzakonisht i madh.