Rregullimi i “Plloçës” përfundon me sukses

0

Regullimi i trotuarit në rrugën “Hafiz Ali Ulqinaku”, e njohur ndryshe si “Plloca”, ka përfunduar me sukses.

Kjo pjesë më herët kishte parmakë të vjetëruar, ishte pa ndricim dhe pa ndonjë zbukurim. Me këtë investim janë shtruar pllakat prej betonit të stampuar, janë vendosur parmakë modern, ndricimi i duhur si dhe zbukurimi me pemët manjolia.

Në draftin e buxhetit për vitin 2018 është parashikuar edhe rregullimi i anës tjetër.