Rradhë të gjata automjetesh në kalimin kufitar Sukubinë-Muriqan

0

Ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i kalimeve në pikën kufitare të Sukubinës, duke shkaktuar rradha të gjata automjetesh dhe pakënaqsi të udhëtarëve.

Edhe pse palët punojnë me nga 4 sportele, shpesh pritet edhe deri në disa orë për kalimin e kufirit, njoftojnë mediat e Shqipërisë.

Është më se e qartë se gjatë verës nevojitet zgjejrimi i kësaj pike kufitare, pasi pritja me orë për ta kaluar atë, në temperatura mbi 35 gradë, i bëjnë një reklamë të keqe turizmint të të dy vendeve.