Riviera e Ulqinit e mbylli vitin me 850.000 euro humbje

0

Ndërmarrja hotelo-turistik “Riviera e Ulqinit” vitin e kaluar pati 2.48 milion euro të ardhura, çka ishte 14.8% më pak se në vitin 2013. Shpenzimet kapën shifrat e 3.2 milionë eurove, 14.9% më shumë se në 2013-en, çka edhe solli humbjet prej 850 mijë eurove, raporton agjensia Mina Bussines.

Vitin 2013 Riviera e Ulqinit arriti ta mbyll me profit prej 7.8 mijë eurosh.

Obligimet afatgjata të ndërmarrjes kapin shifrat e 2.46 milionë eurove, kurse ato afatshkurta 960 mijë euro.