Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit: Në ceremoni edhe delegacioni i Forcës

0

Sot në MitrovicëKosovës është duke u mbajtur ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit.

Në këtë ceremoni të organizuar nga qeveria e Kosovës merr pjesë edhe delegacioni i Forcës së Re Demokratike i përfaqsuar nga kryetari Nazif Cungu, deputeti Genci Nimanbegu, dhe kryetari i kuvendit të Ulqinit Fuad Haxhibeti.

Përvec tyre, në ceremoni janë të pranishëm edhe figura tjera nga jeta publike e Ulqinit.

Kryetari Nazif Cungu i përshëndeti të pranishmit në emër të të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi.

Ceremonia e rivarrimit pritet të përfundojë rreth orës 15.00 në Boletin.