I riu nga Podgorica vdes në Siri

0

Mirza Haklaj, 29 vjeç, nga Podgorica, sipas informatave të pakonfirmuara, ka gjetur vdekjen në luftimet në Siri duke luftuar përkrah Shtetit  Islamik.

Siç njoftojnë mediat malazeze, Haklaj ishte pjestar i rrymës vehabiste dhe në Siri kishte shkuar para disa muajsh, duke marrë me vete edhe familjen e tij.

Haklaj ishte i martuar dhe kishte dy vajza, por tani për tani nuk dihet fati i tyre. Sipas ketyre informatave, Haklaj ka gjetur vdekjen në luftimet me forcat kurde në afërsi të qytetit Kobane.

Ai më parë ishte i njohur për konfrontimet me Bashkësinë Islame dhe reisin Rifat Fejziq, të cilët i akuzonte për politizim të fesë.