Riparohet tyrbeja e familjes Pulti

0

Tyrbeja e cila ndodhet tek stacioni i vjetër i autobusave është duke u riparuar nga agjensioni turk për investime, Tika.Ne projektin me vlere rreth 10 mijë euro, marrin pjesë edhe familja Pulti dhe komuna e Ulqinit.

Bilal Pulti, nipi i Adem dhe Fatime Pultit, trupat e të cileve prehen në tyrbe, tha se punimet kanë miratimin e familjes së tyre.Ato si familje do të merren me mirembajtjen e varreve, kurse Tika bën riparimin e objektit.

Adem Pulti, ka qenë imam në xhaminë e cila ndodhej tek ish stacioni i autobusave, ku kanë ekzistuar edhe varreza.

Nënkryetari i komunës, Ardijan Mavriqi, tha se komuna do të mbuloj shpenzimet e ndricimit.