Rikthehet Liga e Kampioneve

0

PSG-Chelsea dhe Shakhtar Donetsk-Bayern janë dy ndeshjet që hapin fazën e eleminimeve direkt të Ligës së Kampioneve këtë sezon.

Në Francë, vendasit do të presin Chelsea-n e Mourinho-s. Në letër anglezët janë favoritë për të kaluar në turnin tjetër, nisur edhe nga forma jo e mirë e parizienëve që në kampionat ndodhen në vendin e tretë, pas Lionit kryesues dhe Marsejës së vendit të dytë.

Ndërkohë, në Ukrainë Shakhtari do të presë Bajernin. Gjermanët shihen si superfavoritë dhe një sinjal për rikthimin në lojën e tyre e dhanë edhe në ndeshjen e luajtur në fundjavë përballë Hamburgut në Bundesliga, ku e fituan me rezultatin 8-0. Takimi do të luhet në qytetin Lvivit, në perëndim të Ukrainës për shkak të konfliktit në Donetsk.

Të mërkurën, luhen dy sfidat e tjera, Bazel-Porto dhe Schalke-Real Madrid, ndërsa java tjetër rezervon sfida më të ekuilibruara, Manchester City-Barcelona, Juventus-Dortmund, Arsenal-Monaco dhe Leverkusen-Atletico Madrid.