Rezultatet e perseritura: Uji në plazhet e Ulqinit i cilësisë së mirë

0

Rezultatet e përsëritura të analizave të ujit në plazhet e bregdetit të Malit të Zi kanë treguar se cilësia e ujit është kryesisht e mirë.

Analizat e bëra para disa ditëve treguan se në plazhin e hotelit Lido në Ulqin, uji nuk kishte pastërtine e duhur, por përsëritje e tyre tregoi se kjo ishte e karakterit kalimtar, dhe se uji është i pastër, thuhet nga NP të Mirat Detare.

I vetmi plazh i cili edhe pas përsëritjes së analizave tregoi ndotje mbi nivelin e paraparë, është Zhukotrlica, me ç’rast NP të Mirat Detare kërkoi nga Drejtoria e Inspeksioneve kryerjen e kontrollit në lokalitetin në fjalë.