REUTERS: Imazhi më goditës i tri dekadave të fundit

0

Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” feston këtë vit 30-vjetorin e shërbimit të fotove, fotografët e të cilë kanë fituar dhjetëta çmime. Me këtë rast, agjencia në një retrospektivë sjellë imazhet më të forta të tri dekadave të fundit.

Imazhi i parë është përzgjedhur një shqiptare e Kosovës, e cila është fotografuar duke ushqyer fëmijën e saj me gji, ndërsa përpiqej të largohej nga Kosova për shkak të konfliktit të nisur me Serbinë në vitin 1999.

Nëna bashkë me të voglin e saj po kalonin kufirin për në Maqedoni bashkë me 2 mijë refugjatë të tjerë lufte.

Pjesë e 15 imazheve më goditëse është edhe një foto e shkrepur në Durrës në vitin 1997, ku një helikopter i marinës amerikane është ulur në Golem.

Fotoreporteri i “Reuters”, Yannis Behrakis tregon se, pak pas uljes së helikopterit shumë shqiptarë u afruan duke kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Shqipëria.

Behrakis tregon se, u desh që të qëllohej disa herë në ajër dhe të përdorej edhe qyta e armëve për të larguar turmën e mbledhur rreth e qark.