Restriksione të rrymës për shkak të havarisë apo mungesë infrastrukture?

0

EEMZ dhe Sistemi i Shpërndarjes kanë komunikuar sot se për shkakt të havarisë në largpërcues disa qytete bregdetare do të kenë energji elektrike të reduktuar.

Ulqini, Tivari, Tivati, Herceg Novi dhe Kotorri janë qytetet që nga ora 15 deri në orën 16.30 vuajtën pasojat e kësaj havarie, por situata është pak më komplekse se kaq. Për cudi (ose jo) Budva nuk bën pjesë në këtë grup.

Çdo natë zona të ndryshme të qytetit tonë janë në terr me orë të tëra. Edhe laikët e kanë të qartë tashmë se nuk bëht fjalë për prishje por se faktikisht Ulqini ndodhet nën restriksione.

Nga EEMZ nuk kanë lëshuar komunikatë në lidhje me këto probleme, por shihet haptas se kjo kompani nuk ka infrastrukturën e duhur që të përballojë sezonin turistik.

Kjo nuk vlen vetëm për Ulqinin, edhe qytetet e tjera kanë probleme me rrymë, mungesa e së cilës shkakton edhe mungesën e ujit.

Cfarë duhet të bëjnë ato familjar të cilëve komplet buxheti shtepiak u varet nga sezoni turistik? Të luten që vitin e ardhshëm mos të vinë 10-15% më shumë turistë se nuk kemi rrymë ti presim?

Është koha që EEMZ të përgjigjet për pamundsinë e ofrimit të shërbimeve të veta dhe dëmin kolosal. Punonjësit turistik të qyetit duhet seriozisht të marrin në konsideratë ngritjen e padisë ndaj kësaj ndërmarrje, pasi apelet duket qartë se nuk pijnë ujë.