Regjistrohu online: MARATONA E PAVARËSISË SHKODËR – ULQIN

0

Nisur nga fakti që dy qytetet jetike shqiptare, ULQINI dhe SHKODRA, janë larg njëri tjetrit në një distancë 42 kilometërshe, distancë kjo që përkon me distancën zyrtare të maratonës, ka bërë që, tashmë në mënyrë tradicionale, të shenohet 28 Nëntori edhe përmes garës së vrapit.

Nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi është bëre e ditur se Maratona do jetë pjesë e aktiviteteve të tyre në kuadër të festimit të Ditës së Flamurit Kombëtar. KKSH-ja në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë 2016, këtë herë për të pestin vit me radhë.

Nisja e maratonistëve do të bëhet nga Ulqini, përballë Komunës së Ulqinit, ndërsa caku përfundimtar do jetë në Shkodër, përballë ndërtesës së Bashkisë.

Më 28 Nëntor 2016, në orën 9:00, do të fillojë shenimi i kësaj dite madhore për shqiptarët, ku secili do bashkohet për të festuar. Duke  grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve, organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë të bëheni pjesë e kësaj gare, ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi fakti që vrapojmë bashkë.

Risi e këtij viti  dhe lehtësim në pjesën organizative është regjistrimi online, i cili mund të bëhet përmes web-faqes http://marathon-ulsh.org/ .

Të drejtë pjesëmarrjeje ka çdo individ. Të interesuarit mund të paraqiten edhe përmes kontakteve:

tel:          +382 30 411 302
e-mail:    knsh@t-com.me

Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tre vendet e para. Përveç maratonës, KKSH-ja do të organizojë edhe aktivitete të tjera kulturore për të shenuar këtë datë të rëndësishme historike për kombin shqiptar.

img_2166
Maratona e Pavarësisë 2015