Regjisorja nga Kraja e Ulqinit qëndron në krah të regjisorit Valton Jakupi

0

Regjisorja nga me prejardhje nga Kraja e Ulqinit, por që ka lindur në Angli për punën e saj ka marrë model regjisorin nga Lugina e Preshevës Valton Jakupi. Regjisorja në fjalë është Linda Gashi e cila regjinë e filmit e ka përfunduar pranë Akademinsë të Universitetit Popullorë në Britani të Madhe ku dhe është e lindur.

Linda Gashi shumë gjëra ka mësuar nga rigjisori Valton Jakupi e që tashmë çdo herë i qëndron përkrahë, pasi që të dy veprojnë në të njejtën kompani filmike “International Film Europe London -Swiss”.

Linda gashi 1

Në vazhim mund të e lexoni intervistën e plotë të realizuar me Linda Gashi të realizuar nga Lugina Press

Lugina Press: Linda fillimisht për lexuesit e Lugina Press na tregoni shkurtimisht në pika të shkurtëra kush është Linda Gashi?

Linda Gashi : Linda Gashi është e lindur më 05.12.1980 në qytetin e Londrës nga babai Besniku dhe nëna Vlora. Jamë nga Kraja e malit të zi. Unë u linda këtu dhe pas shkollës fillore vazhdova gjimnazin e përgjithshëm këtu. Por prej moshës 16 vjeçare kam kenë aktore e teatrit të shkollës, po sa mbarova gjimnazin u registrova në Akademinë e Universitetit Popullorë, drejtimin e Regjisë Filmike.
Gjithëhere e kam dashtë këtë profesion dhe falëmnderoj Zotin që ma bani të mundur që ta realizoj andrën time. Pas përfundimit të akademisë, praktikën e kam mbajtur në kompaninë shtetërore të filmit International Film Europe London-Sëiss, që udhëhiqet nga dy qeveri, ajo e Britanisë dhe Zvicrës, pasi të dy shtete janë jashtë bashkimit europian. Posa marova praktikën u punësova si asistente e regjisë filmike për filmat europian.

Lugina Press: Ju keni studjuar në Angli na thuani pak më shumë për jetën shkollore në këtë vend?

Linda Gashi : Po këtu nëpër shkolla e sidomos në kolegje, janë standarde tepër të larta, dhe kërkojnë shumë aftësi për studentët, të gjitha gjërat janë strikte, dhe çka ashtë me rëndësi se këtu teoria mësohet në atë menyrë sa që studenti apo nxënësi nuk mundet të bëjë lëshime në asnjë mënyrë. E pëlqej rregulloren e Britanisë për shkollim sepse është e standardeve ma të larta.

Linda Gashi 2

Lugina Press: Tashmë jetoni dhe veproni në Angli, mund të na thuani se sa janë të kyqur shiptarët nëpër institucionet e këtij vendi, dmth sa janë të priviligjuar të huajt në këtë shtet?

Linda Gashi : Edhe pse kam shumë pak kontakte me shqiptar, po ka edhe të rinjë që janë në fakultete të ndryshme, se këtu të ndihmon edhe shteti për tu shkolluar aq sa dëshiron studenti. Por në këtë drejtim ku jam unë jemi vetëm 3 persona që studjojnë këtë drejtim, njëra studjon aktrimin e tjetri studjon dramaturgji. Kurse të huaj ka shumë që studiojnë në Angli, mundem të them se ashtë shtet ku studjojnë shumica e studentëve të huaj, sepse i motivon dhe i ndihmon shteti.

Lugina Press: Ju puoni në Companinë “International Film Europe London -Swiss”, na thuani më gjërëisht rreth kësaj kompanie?

Linda Gashi : Kjo kompani ashtë themeluar në vitin 1894 nga Stiven Smith që ka kenë regjisori i par i kësaj kompanie ku ka studjuar në USA. Por me kalimin e kohës kjo kompany ashtë marrë në mbikqyrje të shtetit Britanez, konkretisht nga Mbretëria Britaneze, ku edhe sot udhëhiqet nga mbretëria, çka ashtë me rëndësi se kjo kompany më vonë është bashkuar me kompanin shtetnore zvicërane sepse në atë kohë ka kenë mungesa e kuadrove dhe skenarëve, ku edhe sot udhëhiqet nga dy qeveri ajo britaneze dhe zvicërane, por me komsione kontrolluese të ndara.
E mira këtu ashte se në këtë kompani janë të kyqura të gjitha gjuhët në sektore të ndara. Kohën e fundit ashtë edhe sektori i gjuhës shqipe, për kontrollimin e skenareve, të filmave, laboratorin e pastrimit të shiritave filmik dhe prodhimin e tyne dhe shumë gjana tjera. Sot numëron mbi 3900 punëtorë kjo kompany, shqiptar jemi vetëm 4 persona. Ardiana Saliu nga Shkupi është kolegeja ime që studion aktrimin, njëherit aktore dhe konsultate për kompaninë tonë në Zvicër nën udhëheqjen e Valton Jakupit.Po ashtu edhe dy Shqiptar punojnë si përkthyes dhe punët administrative në sektorin e gjuhës shqipe.

Lugina Press: Çfarë do të thotë për ju si një femër shqiptare të punoni në këtë kompani ku dihet se në këtë institucion vepron një numër i vogël i shqiptarëve?

Linda Gashi : Për mua ashtë krenari e madhe sepse gjithëher deklaroj se jam shiptare, dhe jam e previlegjuar. Kolegëve të mi i them se femra shiptare ashte e aftë edhe shtetin Britanez ta udhëheq sepse ka diciplinë të punës dhe ne si kombë jemi tepër punëtor. Krenare ashtu jam se me kolegë dhe regjisorin Valton Jakupin niherit ashtu edhe Presdientin Companisë për shtetin Zvicëran i dërguar nga qeveria dhe Ministria e Kulturës se atjeshme, që ta hapim edhe sektorin e guhës shipe në këtë kompani, që askush se ka pritë një gja të tillë këtu, prandaj jam krenare tepër që aritëm ta bajmë edhe këtë.

Lugina Press: Ju keni një bashkëpunim të mirë me aktorin dhe regjisorin me prejardhje nga Lugina e Preshevës, i cili edhe vepron në të njejtën kompani në shtetin Zvicerian,çfar mund të na thuani rreth kësaj?

4

Linda Gashi : Unë për vete themë se kamë pas fatin tepër të madhe që arrita ta njoftoj një njeri tepër të urtë, tepër të qetë, por me vlera europiane të mëdha siq ashtë regjisori Valton Jakupi. Kur kam lexuar se deri në moshen 30 vjeç ka organizuar mbi 290 spektakle në europ, dhe shumë projekte dramatike dhe kulturore kam mbetur e shtangur,pasi edhe disa profesor të mi ma argumentuan me dokumente një gja të tillë.
Dhe posa e pash për herë të parë ishte tepër i qetë sa nuk të shkonte mendja se ky ka shumë vlera, aty arrita ta kuptoj se mendjemadhësia tek ai nuk kishte vend, dhe ashtë e vërtetë se njerëzit e mëdhenjë siç ashtë edhe Valtoni nuk e njohin mendjemadhëinë. Më parë Luginën e Preshevës as unë po askush nuk e njihnim, por tash me Valtonin jo vetëm unë por 80 % të kompanisë sonë e njohin dhe duke u bazuar në Valtonin shumica thonë se ai vend qenka foleja e njerëzve me vlerë dhe Intelektual të rrallë.

Lugina Press: A keni marrë pjesë në ndonjë projekt të përbashkët me Valtonin?

Linda Gashi : Po kemi marrë pjesë në disa projekte filmike të studentëve në gjuhën angleze dhe gjermane, po ashtu edhe në disa filma të metrazhit të shkurtër që janë të mbrojtura nga akademia. Po ashtu tash në filmin e fundit gjithëher kam qenë në kontakt me Valton dhe Producentin e tij Felix, për sqarime dhe konsultime të filmit. Kemi plane që së shpejti do të fillojmë me disa projekte filmike si në Zvicër dhe vende tjera të europës.

Po ashtu nëse banë me thanë, se tash kemi hapur disa konkurse për aktorë të rinjë që kanë talent ti kyqen profesionit të kinematografisë. Këtë iniciativë e ka marrë regjisori Valton Jakupi dhe producenti britanez Mishel Smith, për ti dhanë shancën të rinjëve shiptar të kyqen në profesionin e artistit. Konkursin e kemi bërë të ditur në gjuhën gjermane, që ka shum të rinjë shiptarë, po ashtu edhe në 15 gjuhë tjera.

Lugina Press: Ju jeni me prejardhje nga Kraja e Ulqinit dhe keni një bashkëpunim shum të mire me regjisorin Valton Jakupi ,çdarë mendimi keni për vendin nga vjen regjisori?

Linda Gashi : Nuk besoj se ekziston ndonjë njeri në këtë botë që e njeh Valton Jakupin dhe mos të flas fjal të mëdha për ate, sepse puna dhe vepra e tij ate jo që e kanë bërë tepër një njeri të madhe, po unë mundem të them lirisht se ashtë Amabsador i Kulturës në mbarë Europen por edhe ma gjërë. Valton Jakupit regjisorit të filmit i janë ndarë shumë çmime për kulturë dhe kinematografi, por do ta ceku nja që kur mori titullin në Kopenhagen Regjisori më i ri dhe me suksese më të mëdha, dhe çmimi –dekorata iu nda Ambasador i Kinematografisë dhe Kulturës, për tematikë, për mbrojtje të vlerave kulturore dhe kinematografike, kjo ashte krenari jo vetëm për shiptarët por edhe për gjithë europianët që Skandinavia e ndanë këtë dekoratë për një njeri europian siç ashte regjisori Valton Jakupi. Valtoni ka një stil të veçant të punes në regji, sepse ai gjithëher me aktorin qëndron në relacionin shok ose miq, prandaj ka nje stil të veçant që është krenari e madhe të punosh me ate.
Ai para filmit e pregadit librin e regjisë aq mire dhe kjart ku secili kameraman që të ia dorzojë për gjirim, nuk ka vështirësi në kuptimin e ndarjeve të skenave. Eshte krenari e madhe të qënderosh me ate, por të punosh me ate do të thotë suskesi më i madhë në jëtë qe mundet ti ndodh ndokujt. Ju Luginasët me të vërtet ishit njerëz me intelegjencë të pa parë dhe njerëz tepër të mëdhenjë.

Linda Gashi 3

Lugina Press: A keni dëshirë të vizitoni Luginën e Preshevës?

Linda Gashi : Këtë pyetje ia bajë vetes shpesh, por ma ndryshe pak. Se kur do ta kem fatin unë ta vizitoj Luginën, vendëlindjen e një njeriu tepër të madhë. Gjithëher në mendje e kam që ta vizitoj këtë vend dhe të qënderoj afër vendasve të regjisorit Valton, ta shohë edhe pjesën tjetër të Intelegjencës në lëmi tjera, se për kulturë dhe kinematografi jam e bindur se ska vend më të madhe se Lugina. Do të isha ma e lumtura në botë po ta vizitoja këtë vend. Ndoshta po e teproj por duke e shikuar veprimtarinë Valtonit dhe zgjedhjen që e kë ba ekipit të vet, themë me vete çfar është ajo tokë e luginës që lindi këtë njeri aq të zgjuar, mos ta teperoj por për shkak të Valtonit, Lugina për Shqiptarët ashte sikur MEKA për komunitetin Islam.

Lugina Press: Cilat janë planet tua për të ardhmen?

Linda Gashi : Planet e mia janë që të vazhdoj magjistraturën në këtë profesion, sepse kam ndërprerë për shkak të punës, dhe planet tjera të punojm disa projekte filmike së bashku me valtonin dhe regjisorët tjerë si dhe producentët. Projektet janë në gjuhën shqipe, gjermane dhe angleze. Po edhe të veprojm siç jemi duke vepruar që ti mbrojmë vlerat kulturore europiane në bashkimin europian.

Lugina Press: Për fund keni ndonjë porosi për rininë e luginës dhe në përgjithësi rininë shiptare?

Linda Gashi : Rininë e Lugines së Presheves kisha porositur që të aktivizohen në të gjitha institucionet qoftë kombëtare apo ndërkombëtare, sepse aftësi dhe intelegjencë kanë aq tepër sa munden ti tregojnë edhe europianëve se ne jemi për ti mbrojur vlerat e kombit tonë, por jemi aq të aftë sa të iu ndihmojmë edhe juve për ti mbrojtur velrat e juaja. Kurse të rinjët të vazhdojnë me shkollim dhe të lindin edhe më shumë njerëz si Valton Jakupi por Lugina ka ndoshta edhe më shumë Valtona,prandaj aktivizohuni sepse jeni të parët në të gjitha drejtimet, Po ashtu sa ma pak politikë aq ma vlera do të kemi në përgjithësi.

Lugina Press: Linda të falëmnderit shum për kohën që ndatë për portalin Lugina Press

Linda Gashi : Faliminder edhe prej juve, dhe nëse më lejohet të themë se Lugina Press më ashtë ba aq e afërt ku gjithëherë në kohën e lirë e lexoj dhe interesohem për jetën në lugië falë portalit tuaj profesional. Repsekte të mëdha për ju mik Rijad.

Marrë nga :

http://luginapress.com/regjisorja-nga-kraja-e-ulqinit-e-cila-qendron-ne-krah-te-regjisorit-nga-lugina-valton-jakupi/