Regjisori kosovar plaçkitet në Ulqin?

0

Regjisori nga Kosova Selami Taraku, ka paraqitur në polici rastin e plaçkitjes së një shume të hollash prej 1700 eurosh, shkruan “Vijesti”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në hotelin “Albatros”, gjersa regjisori ishte duke ngrënë mëngjes. Sipas tij, ai e kishte braktisur tavolinën për disa minuta dhe kur u khye portofoli i tij ishte zhdukur. Pas lajmërimit të policisë, u gjet portofoli i braktisur por i zbrazët.

Taraku ka ankesa për mënyrën e trajtimit të situatës nga stafi i hotelit dhe policia, dhe për këtë ai ka njoftuar ngritjen e padisë.

Drejtori i hotelit, Xhemal Bushati, tha për gazetë se stafi nuk mund të jetë përgjegjës për portofolat dhe se gjëra të tilla fatkeqsisht kanë ndodhur edhe më herët, nga të cilat ka pasur edhe inskenime.

Ai poashtu theksoi se në deklaratat e regjisorit ka gjëra mjaft pasaktësi.

Taraku nga ana e tij thotë se si klient i rregullt i hotelit që prej dhjetë vjetësh, ka ndërmend ti shkojë padisë gjer në fund.