Realizimi i kredisë së Komunës vetëm pas festave

0

Procedura e realizimit të kredisë me vlerë 4,25 milion euro për Komunën e Ulqinit, për shkak të festave të fundvitit dhe atyre fetare ortodokse, vështirë që do realizohet para gjysmës së dytë të muajit, mëson portali lajm.me.

Nga Komuna e Ulqinit janë kryer të gjitha kërkesat për sa i përket pjesës për shlyerjen e disa rrogave të punëtorëve, por si pasojë e festave cdo gjë do të zgjasë më tepër se zakonisht.

Pas festave poashtu pritet edhe vazhdimi i seancë së Kuvendit Komunal.