Reagimi i Forcës: Canka mercenar mediatik!

0

Teksti është publikuar në portalin Ul-info, datë: 07.04.2015

Emrat e kandidatëve për Këshillin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale i janë dorëzuar Kuvendit te Komunës së Ulqinit, i cili me material përkatës duhej t’ia  përcillte  Keshillit për emërime së bashku me emrat e propozuar, gjegjësisht kryetarit të këshillit Xhaudet Cakulit, të cilin edhe e apostrofoni  në teksin e publikuar.

Derisa këto nuk vijnë në Komisionin për emërime, nuk mund të fajsoni për këtë këshillin dhe kryetarin e tij, edhe pse ne i kuptojmë fare mirë arsyet e reagimit të autorit të këtij portali.

Njëri prej kanditatëve është vetë Mustafë Canka pronar i portalit ku del ky reagim. Brengosja e vetme e Mustafë Cankës janë honoraret e “humbura” nga ky këshill.

Por jo vetëm për këtë honorar!

Këtë reagim e ka gjeneruar mbledhja e Bordit te Morsko Dobros i cili njëzëri ka votuar kundër financimit të portalit të Mustafë Cankës përkundrejt flirtimit me tekste “afermative” ndaj Morsko Dobros kohëve të fundit, cka lexuesit mund ta vërtetojnë vet.

Por prap jo vetëm këtyre honorareve!

Por edhe honorarit që cdo muaj merr nga kabineti i Kryetarit për tekste “afirmative” , për çka nepërmes kuvendit do kërkojmë llogari  për çfarë qellimi paguhen këto të holla.

E jo vetëm këto të holla!

Do të diskutojmë edhe për emrimin e Mustafë Cankës në Këshillin për mbrojtjen dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale, sepse organizata e cila e propozon është organizata e vet Mustafë Cankës që është themeluar para nje viti, si instrument i përfitimeve personale dhe ikjeve nga pagimi i taksave. Taksave të cilave është shmangur me vite. Edhe nga fakti që nga të gjitha  organizatat tjera ku Mustafë Canka ishte anëtar, është përjashtuar.

Nga Liberalet! Nga Komiteti Helsinkit për Drejta të Njeriut! Nga Mogul! Nga Vijesti! Nga Deutsche Welle! …

Mendojmë së në këtë këshillë ka kandidat që kanë dëshmuar autoritet dhe respekt tek qytetarët, e jo persona kontrovers sikur Mustafë Canka, i cili pas të gjitha dështimeve dhe organizatave nga të cilat është përjashtuar, tani është demaskuar si mercenar mediatik që shkon nga dera në derë dhe kërkon para në këmbim të shkrimeve “afirmative”.

E jo vetëm! …

Shërbimi për Informim i Forcës