Reagim i Frontit: DAN-i është nënshtruar Shorosit bashkë me shtypshkronjën e dhuruar nga Sllobodan Millosheviq.   

0

Vizita e Nazif Cungut në Deçan nuk ka zgjuar vetëm polemika ndaj tij por edhe brohori akuzash ndaj gazetës DAN por kësaj here nga partitë pro-serbe nën koalicionin Fronti Demokratik ku u qitën të palarat e kësaj gazetë.

Fillimisht ato dënuan vizitën e delegacionin që vizituan dëshmoret e ushtrisë çlirimtare të Kosovës

“Shkuarja nën këmbë Ramush Haradinajit, gjakësorit të serbëve dhe malazezëve dhe të gjithë atyre që nuk kanë ndarë ideologjinë kriminele të UÇL-së terroriste paraqet provokim të hapur shumicës së qytetarëve të malit të zi”  thuhet në reagim.

Por reagimi ishte i drejtuar gazetës DAN e cila në të njëjtin artikull, ne Box, shkruan edhe për vizitën e kryetarit të komunës së Plavës në Rusi dhe Çeçeni bashkë me delegacionin e Frontit Demokratik. Këtë e cilësuan si SPIN të kësaj gazetë në favor të “pronarëve të rinj të DAN-it” duke shfrytëzuar lexuesin opozitar patriotik.

“Nëse DAN e ka nderuar pronarin, çka fliten në kuluaret e mediatio-politike atëherë është e ndershme që që ndrojnë edhe redaksinë e cila çdo mëngjes tenton të imponojnë vezën e qyqes së Soroshit duke recikluar, me marrëveshtje me pjesën e regjimit, tregimet për Acon dhe Branon”  thuhet në kumtesë.

Ne vazhdim ato thojnë: “Ne nuk kemi problem të dënojmë vizitën tek Ramush Haradinaj dhe po ashtu nuk e kemi problem të këtë spin mediatik ta karakterizojmë si shitjen mizore dhe dorëzimin Xhorxh Shorosit i cili i ka nënshtruar  atij bashkë me shtypshkronjën që i ka dhuruar Slobodan Millosheviq”

Fakti që DAN-i është themeluar nga Serbia, direkt nga Slobodan Millosheviq , është ditur por asnjëherë nuk u tha publikisht. E thënë nga pjesëtaret e partive serbe e bën edhe më të besueshme.