Reagim: Antarët e PD-së nuk janë të informuar

1

Mbrëmë Partia Demokratike doli në media me një deklaratë në të cilën u mundua të përgënjeshtrojë një artikull të publikuar në portalin tonë, i cili sipas tyre kishte elemente të pavërteta.
Nuk do të ndalemi në konstatimet se cilat media paguhen nga kush, pasi kjo shumë shpejt do të bëhet e qartë për të gjithë, por duhet ti themi disa fjalë në lidhje me tentativen e përgënjeshtrimit të lajmit tonë.
Do të ishte mirë që drejtori A.Zaga, para se ti nënshkruajë deklaratat, ti vlerësojë disa fakte të pashmangshme.

Njeri nga këto është se lajmet e publikuara në portalin tonë janë lehtë të verifikueshme, mjafton të shfrytëzoni ligjin për qasje të informatave ose të keni një komunikim më të mirë si subjekt politik.

Nuk është mirë që ju për keqpërdorimet e mjeteve të taksapaguesve të informoheni nëpërmjet portalit tonë, por ti kërkoni dhe dënoni nëpërmjet organeve të partisë suaj.

Ofertën e kryetarit bërë PDS-it është dashur ta kërkoni mbrenda organeve të partisë e jo ta mësoni nga Lajm.me.
Nëse ju nuk keni komunikimin ose funksionimin e duhur ndërmjet strukturave partiake nuk është faji ynë, por mungesa juaj.

Nisur nga kjo, nuk na vjen cudi që asnjë lajm tonin për keqpërdorimet e buxhetit nga kryetari nuk jeni munduar ta komentoni, se për përgënjeshtrim kuptohet se nuk mund të flitet, pasi e dini shumë mirë se janë të vërteta.

Ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të publikojmë lajme për keqpërdorime të tilla, qofshin ato pizza, fshesa elektrike, makina apo mjete për tu mbyllur gojën “gazetarëve”.

Reagimi i juaj si parti, jo vetëm që është i vonuar, por as nuk është serioz, pasi duket haptas se nuk keni koordinimin e duhur me kryetarin.

Për të ardhmen, z. Zaga, juve si parti, mund të ju sugjerojmë që të përmirsoni komunikimin ndërmjet strukturave partiake, strategjinë mediatike mos ta lëni në dorë të mercenarëve, dhe të mos nënshkruani deklarata, që të paktën pjesërisht, nuk i përpiloni vetë.
Me respekt,
Lajm.me

1 Koment

  1. Ma ka marr mendja qe ky nuk e ka shkru. kur ka mesu ky me shkru? si cdo gja ne PD askush nuk shkrun vet por i pagujn, me paret e popullit, dihet.
    Nuk maj mend qe kemi pas aq keqperdorime te pareve sesa qe kur F.Gj. u nis me themelu PD. Kjo parti i ka themelet haram.

Comments are closed.