Raporti, ISTAT: Shqiptarët të parët për marrjen e nënshtetësisë italiane

0

Instituti Italian i Statistikave ISTAT duke u bazuar në të dhënat e marra nga Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar sot raportin mbi numrin e emigrantëve me nënshtetësi të huaj, jo europian (ekstra komunitarë) në territorin italian deri më 1 janar.2016.
Sipas raportit të Istat emigrantët me origjinë shqiptare renditen në vend të parë për numrin më të lartë të marrjes së nënshtetësisë italiane përgjatë vitit 2015.
Janë 35.134 emigrantë shqiptarë që gjatë vitit 2015 kanë marrë nënshtetësinë italiane.
Aktualisht në Itali janë 3.931.133 emigrantë ekstra komunitarë.
Komuniteti shqiptar renditet në vend të dytë me 482.959 emigrantë të pranishëm në këtë territor. Në vend të parë renditet emigrantët me origjinë nga Maroku me 510.450 e në vend të tretë renditen 333.986 emigrantë me origjinë nga Kina.
Numri i komunitetit shqiptar në territorin italian ka pësuar një reduktim të lehtë në krahasim me një vit më parë kur numëroheshin rreth 498.419 emigrantë shqiptarë.
Një nga arsyet është fakti se cdo vit shtohet numri i shtetasve shqiptarë që fitojnë të drejtën e marrjes së nënshetësisë italiane.
42 % e numrit të përgjithshëm të emigrantëve të huaj që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë italiane janë të moshës nën 20 vjec, fëmijë emigrantësh të lindur në Itali që pas mbushjes së moshës 18 vjec kanë zgjedhur marrjen e nënshtetësisë italiane.