Rama: Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen. Reagon edhe Vuçiq

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë të përbashkët me zv. kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi për Klan Kosova, tha se Shqiperia dhe Kosova do të bashkohen në mënyre klasike nëse Europa refuzon integrimin e Kosovës.

Ai tha se altrnativa tjetër është bashkimi i këtyre dy vendeve nëpërmjet BE-së.

Thaçi nga ana e tij tha se Rama nuk kërcënon BE-në por se kjo është një mundësi që mund të bëhet realitet në të ardhmen, si rezultat i izolimit të Kosovës nga BE-ja.

Rama e përsëriti qëndrimin e tij se joliberalizimi i vizave me Kosovën është një turp për Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër ka reaguar edhe kryeministri serb Vuçiq, i cili në faqen e tij në Twitter ka shkruar se u premton edhe Ramës edhe Thaçit se Shqipëria e Kosova nuk do të bashkohen kurrë.