Rama njofton lidhjen e Shqipërisë me Malin e Zi përmes urës mbi Bunë

0
Albania's Prime Minister Edi Rama, in a televised address in the capital, Tirana, on Friday.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njoftoi se në buxhetin e vitit 2018 do të jetë edhe  ndërtimin e rrugës Shëngjin-Velipojë, e cila me ndërtimin e urës mbi Bunë do të lidhte  Malin e Zi me Shqipërinë, duke krijuar kështu një lidhje të shpejtë në mes dy vendeve.

Kjo do të sillte benefite të shumëfishta, sidomos për banorët e Ulqinit me rrethinë, por edhe turistët, duke lehtësuar qarkullimin në pikën Sukubinë-Muriqan.

Forca e Re Demokratike ka kohë që në programin e saj e ka pikë kyçe hapjen e një pike kufitare në Reç, dhe për këtë ka lobuar gjatë gjithë kohës në takimet me zyrtarët e Shqipërisë.