Rama në takim me Vuçiqin, fytyra të ngrysura të dy kryeministrave (Foto)

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama tanimë është pritur edhe nga homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq. Edhe pse vizitë historike, acarimi i filluar pas ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri duket se nuk është shkrirë as sot, ai vërehet në fytyrat e të dy kryeministrave.

Edi Rama është takuar me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, në një vizitë historike që po zhvillon në Beograd.

Takimi vjen pas një situate tensioni mes dy vendeve, pas incidentit në stadiumin e Beogradit. Kjo klimë tensioni duket të mos jetë zbutur as sot kur një udhëheqës i shtetit shqiptar po viziton Serbinë pas 68 vitesh.

Tensioni është vërejtur edhe në fytyrat e të dy kryeministrave. Ai nuk dukej aspak miqësor, pasi as sa për protokoll, fytyrat e homologëve nuk treguan shenja buzëqeshje, kur i dhanë dorën njëri-tjetrit.