Rama dhe Thaçi qytetarë nderi të Ulqinit

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në ceremoninë solemne të mbajtur sot në sallën e Qendrës për kulturë, u shpallen qyetarë nderi të Ulqinit.

Kryetari i komunës Fatmir Gjeka, duke iu dorëzuar këtë çmim, tha se këto dy personalitete të politikës shqiptare kanë kontribuar dukshëm në përmirsimin e pozitës së shqiptarëve dhe bashkëpunimit rajonal.

Në fjalimet përshëndetëse me këtë rast, Rama dhe Thaçi thanë se janë të nderuar nga ky çmim, duke theksuar marrëdhëniet mira ndërmjet këtyre vendeve dhe nevojën e vazhdimit të përmirsimit të situatës ekonomike the infrastrukturore.

Thaçi shprehu edhe falenderimin e tij dhe popullit kosovar për ndihmën e qytetarëve të Ulqinit gjatë krizës së refugjatëve në vitet 1998-1999.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti Vujanoviq, përfaqsues të partive politike shqiptare, përfaqsues të pushteteve lokale, korit diplomatik dhe deputet të Kuvendit të Malit të Zi.

Përfaqsuesit e Frontit Demokratik dhe Partisë Socialiste Popullore, si dhe ato të pushteteve lokale ku këto parti janë në pushtet, nuk morën pjesë.