Rajmonda Cuka: Në Toronto përfaqëson edhe Ulqinin

0

Përcjellësja e dytë e Miss Albania, Rajmonda Cuka nga Ulqini, udhëtoi dje prej Tiranës në drejtim të qytetit kanadez të Torontos.
Në konkursin e bukurisë Miss Globe që do të mbahet me 8 tetor, Rajmonda do të pëfaqsojë Malin e Zi.

Miss Globe organizohet nga Deliart Association nga Shqipëria, e cila organizon edhe Miss Albania.
Në konkurim do të gjenden bukuroshe nga anëmbanë botës, dhe për një qytet të vogël si Ulqini është dicka e jashtëzakonshme të ketë përfaqsues në ngjarje të tilla.
Rajmondës i urojmë suksese dhe paraqitje sa më të mirë.