Qyteti ka m’et shurdhë.

0

Të jetosh të duhet ajri, uji, buka por edhe ushqimi i shpirtit. Popujt e lashtë me shekuj kanë ruajtur traditat,doket dhe veset e veta edhe në kohra kur prioritet ishte mbijetesa fizike.Shqiptarët si popull autokton në Ballkan janë më të pasurit për art, kulturë,  traditë dhe mënyrën e jetës shpirtrore, në gëzime dhe pikëllime familjare.

Shqiptarët në Mal të Zi, janë duke i humbur të gjitha ,ekonomia e një popullit e bën këngën e vallen më të hareshme .Direkt, konkretisht dhe sa më objektivisht duhet ta them, ne skemi folkor, këngë, kostume tradicionale, të mbrojtura nga hiperprodukcioni muzikor virtual dhe modernizimi i shpejtësuar i jetës. Institucionet përgjegjëse duhet të mbrojnë kulturën, traditën e një populli të lasht që ishte model për vazhdimsinë e jetës shpirtore e të ardhurve kolonial, të cilët për shkak të bukurisë e huazuan dhe përvetsuan si të veten me ndryshime që ja kanë përshtatur kohës. Momentalisht kemi disa shoqata joqeveritare që merren me folklor, por asnjëra valle nuk është profesionale dhe origjinale, ku në formën autetentike karekterizohet fryma dhe shpirti i zonës  ku ajo është luajtur dhe përcjellur me fanatizëm deri më tani, e tash s’ka kush ta mbrojë,  s’mund të mbrohet as personalisht e as nga shoqëritë joqeveritare. Ajo duhet të regjistrohet në formën sa më origjinale dhe të mbrohet me ligjin që parasheh mbrojtjen juridike nga ndryshimi apo përvetsimi.

Sa herë më merr malli ku si femijë shihja Shestaneshat në pazarin e Ulqinit , të veshura me kostume tradicionale ku për 2500 vjet është ruajtur origjinalisht , si ato që vishnin vajzat Ilire, në pallatet e mbretit Genc. Dikur në sallën e vjetër të kinemasë ndëgjohej zelëri i këngës “O t’kisha t’kisha kraht si plumi” të interpretuar nga kapidani i kulturës Ulqinake z.Beqir Truma me zërin e gervishtur dhe melankolik si rana  e plazhit të vogël, që në vallzim me valët perplaset në bedemet e Kalasë.  Drrasat e skenës kercisnin e ushtonin si t’ishte një barkë e vjetër kur kercehej dumsharaveli. Pastaj me harizëm të rrallë, me hapa të lehtë dhe të sigurt, në ritëm të thyer që vështirë kërcehet edhe nga valltarët profesionistë botrorë ,me kënaqësi që i shkëlqente në sy, kërcente vallen “Nën hije të limonit” i ndjeri z.Rexhep Abazi.

Ulqini me rrethinë ,ka pasuri që u ruajtën deri tash ,por pse nuk vazhdohet, pse ? Ulqini s’ka folklor, s’ka këngë, s’ka valle origjinale si gati para një dekade. Sidoqoftë, duke respektuar sakrificën personale që na ruajten dhe përcollën frymën e një vlere qa s’ka  çmim, ne po jetojmë nga e kaluara dhe nga krenaria e merituar , por sot mund të themi që shumë pak dhe aspak bëhet për ruajtjen dhe prezantim e pasurisë sonë shpirtrore, që Ulqini si destinacion turistik duhet ta ketë në axhendën javore gjatë sezonit.

Dikur ishim krenar për barka , por barkat na i dogjën, ishim krenar për ullishtë, gjysmën na e morën , ishim krenar për turizëm dhe hotele të lartë por na i zhduken me temel,  por këngën e vallen si na e ndalen në shpirt.?!

Këshilli kombëtar i shqiptarëve , Qëndra për kulturë, së bashku me dashamirët dhe aktivistët tjerë në fushen e artit dhe kultures, duhet të ulen sinqerisht  pa peshore të meritave dhe konflikteve inviduale dhe t’ja nisin dasmës së madhe.

 

Lappy