Qiramarrësit e plazheve kërkojnë nënshkrimin e kontratave para përfundimit të vitit.

0

Qiramarrësit e plazheve në bregdetin e Malit të Zi, në iniciativën e tyre drejtuar Ministrisë së turizmit dhe ndëmarrjes të Mirat Detare, kërkojnë që kontratat ose renovimi i tyre të bëhet para përfundimit të viti, shkruan “Vijesti”.

Në mbledhjen e tyre të mbajtur në plazhin Kopakabana në Ulqin, qiramarrësit ishin të gjithë të mendimit se duhet shmangur përvoja e deritanishme e nënshkrimit të kontratave në prag të sezonit.

Ato theksojnë se shumë prej tyre, me qëllim rritjen e sigurisë dhe përmirsimin e ofertës turistike, kanë investuar mjete të konsiderueshme financiare, bile edhe kanë hyrë në kredi, prandaj kërkojnë nga institucionet relevante që të merren parasysh këkesat e tyre.

Sa i përket sezonit të sivjetshëm turistik qiramarrësit u shprehen se ishte në nivelin që ato kishin planifikuar.