Qeveria refuzon të ndihmojë Komunën e Ulqinit për rastin K1

0

Ministria e financave e Malit të Zi nuk ka mundësi të ndihmojë Komunën e Ulqinit në rastin K1, pasi për këtë nuk ekziston bazë ligjore.

Kjo është përgjigjja që ka marrë deputeti Genci Nimanbegu nga kjo ministri, për cka në Kuvendin Komunal njoftoi kryetari i Forcës Nazif Cungu.

Kjo cështje u diskuta edhe në Kuvend me crast ajo hyri në rend të ditës.

Pa marrë parasysh diskutimet, dalje nga kjo situate vështirë të ketë, pasi të gjitha variantet duken tejet të zymta.

Një nga variantet e përmendura është marrja e kredive të reja, me cka agonia financiare e Komunës do të shtyhej edhe për një dekadë tjetër.